Kryeministri Rama ka publikuar shifra dhe fakte sipas tij zyrtare nga puna në fshat.

 

Pavarësisht gjëndjes së jashtëzakonshme, thotë kreu I qeverisë, gjatë muajit mars kemi rritje të eksporteve bujqësore me 18% në raport me marsin e vitit 2019. E një gjë mund të thuhet edhe nëse krahasohet tremujori I parë I këtij viti me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

 

 

Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

 

Rama shton se puna në fshat ka ecur mjaft mirë ndonëse ai pranon se ka çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta. Megjithatë kryeministri thotë se fermeret dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht por duke u përshtatur me masat mbrojtëse në luftën kundër këtij armiku të padukshëm.

 

 

Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta. Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *