E diel, 4 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama publikon shifrat e ‘Këshillimit’: Mbi 95 mijë qytetarë kanë dhënë opinionin e tyre

Kryeministri Edi Rama shprehet se deri me tani në Këshillimin Kombëtar janë angazhuar 95.950 qytetarë për të dhënë opinionin e tyre lidhur me disa çështje të ndryshme.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë shkruan se shumica e ka plotësuar përmes platformës online, ndërsa një pjesë tjetër me anë të postës.

 

“Këshillimi kombëtar ecën me ritme tejet inkurajuese. Faleminderit. 95,950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë  Duke ju falenderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin #KëshillimiKombëtar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë