E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama publikon grafikun e vaksinimit/ Shqipëria, e para mes 10 vendeve të rajonit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e vaksinimit të qytetarëve në rajon, ku vendi ynë renditet i pari mes 10 vendeve, duke lënë pas Turqinë, Serbinë, Malin e Zi.

 

Ndërsa e quajti nder të madh udhëheqjen e kësaj lufte, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria do të nxirret shumë shpejt nga tuneli i pandemisë.

 

“#KrenarpërShqipërinë. Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh