Subscribe

Iu rikthye kutisë së votimit, për të vendosur mbi fatin e mandatit të tij në krye të Partisë Socialiste. Në qendrën e votimit shkoi si anëtar i thjeshtë, pasi prej disa javësh bëri thirrje për pjesëmarrje të madhe në referendum, të cilin e konsideron forcim të demokracisë së brendshme.

“Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse është hera e parë në këtë histori të re të pluralizmit, që një parti i drejtohet instrumentit të referendumit dhe u jep mundësi të gjithë pjesëtarëve të familjes së saj për të qenë pjesë e një vendimmarrje me rëndësi. Dua të them se kjo është e para, por nuk është e fundit herë që ne do të përdorim edhe referendumin, për të zgjeruar hapësirat e pjesëmarrjes dhe aksesin në vendimmarrje të çdo anëtari dhe anëtareje të partisë sonë, në një proces që është me rëndësi të veçantë, pasi Partia Socialiste është rihapur, po zgjerohet dita ditës, po rritet me anëtarë të rinj”

Vlerësim për procesin zgjedhor kanë bërë edhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë. Edhe pse nuk kanë deklaruar votën, ata kanë mbështetur kryeministrin Edi Rama. Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, e konsideroi këtë proces si referendumin e 3-të në historinë e Shqipërisë. Anëtarësia e PS-së u thirr në referendum, pas debatit mbi legjitimitetin e mandatit të kryetarit të partisë. Në Kongresin e 19 marsit ishte vetë Rama, i cili kërkoi zhvillimin e një procesi votimi, ku anëtarësia të vendoste, nëse mandati i tij konsiderohet i rinovuar, pas fitoreve në zgjedhjet parlamentare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *