Subscribe

Partia Socialiste përmbylli mbrëmjen e kësaj të enjteje fushatën elektorale në tiranë. Në fjalën e tij, kyesocialisti akuzoi LSI dhe PD duke thënë se votat per reformat u dhanë sepse nuk donin të largoheshin nga pushteti.

 

Rama deklaroi se Shqipëria e katër viteve më parë ishte ajo kur njerëzit niseshin në protesta dhe nuk dihej a do të ktheheshin në shtëpi. Ai tha se Shqipëria që kemi sot, nuk është Shqipëria që duam, ndërsa vetëm ekipi socialist mund ta ndërtojë ku beteja është reforma në drejtësi e vetingu.

 

Rama beri dhe një bilanc të këtyre 4 viteve duke thënë se reformat e ndërmarra nga qeveria e tij arritën të rimëkëmbnin sektorët kryesorë të cilët ishin lënë në harresë. Sipas tij policia e shtetit reforma në arsim bizneset dhe vendet e reja të punës janë tregues të qartë që vetëm partia socialistë di të bëjë shtet.

 

Më herët, Rama ishte në Kavajë ku më 25 qershor votohet jo vetëm për të parlamentin e ri, por edhe për kryebashkiakun e ardhshëm të Bashkisë. Ai tha se socialistët kanë treguar me fakte se janë të vetmit që sjellin ndryshimin.

 

Kryeministri tha se gjatë mandatit të parë u arrit që me reformat e ndërmarra të hidheshin themelet. E në 4 vitet e ardhshme, tha ai, me votën e qytetarëve do të ndërtohet ngrehina e vërtetë e një shteti modern e demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *