Kryeminsitri Edi Rama i cilesoi protestat e opozitës si ato të një furtune në një gotë.

 

Duke ironizuar kreu i qeverise tha çdo te enjte kushdo qe zhvillon pushime ne Shqiperi do te kete mundesine te shoh protesta me profesioniste qe nuk i ka pare asnjehere ne televizione.

 

“Sot isha me disa gazetarë italianë që kishin ardhur për turizmin. Po flisja për çfarë ofron Shqipëria dhe në fund i thashë, që ofrojmë edhe protesta. Ata hapën sytë, çfarë po thotë. Po i thashë, kujt i qëllojnë pushimet me të enjten në mes mund të vijnë tek Parlamenti mund të vijnë dhe të shohin si zhvillohet një protestë. Kujt i qëllon në një datë të caktuar të një muaji mund të shohë bulevardin me protestues. Por i thashë janë protesta që zhvillohen si një furtunë në got dhe jo siç i keni parë ju në televizione apo fotot e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu. Janë protestues profesionistë, punonjës bashkie që nuk u shërbejnë qytetarëve në rast se agjencia turistike i nis për protestë.

 

Nga Durrësi ku morri pjesë në aktivitetin “Bashkia që duam”, kreu I qeverisë u shpreh I bindur se dhe qytetarët që nuk e kanë votuar Partinë Socialiste interesin e tyre e kanë me këtë forcë.

 

Duke u ndalur tek zhvillimi ekonomik, ai tha se projektet e qeverisë po transformojnë Durrësin dhe se ata do t’i besojnë sërish të majtës në zgjedhjet lokale.

 

Rama akuzoi gjithashtu opozitën si dhe të gjithë protestuesit që kanë dalë në prtoestë se nuk e duan zhvillimin por duan të rikthejnë sërish kohën e rumpallës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *