Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të papranueshme, e ka konsideruar kreu i qeverisë kërkesën e bërë, nisur nga mungesa e provave, të cilat mund të faktojnë përfshirjen e Tahirit në aktivitet kriminal.

 

Rama theksoi se kurrsesi nuk mund të pranojë arbitraritetin e organit të akuzës.

 

Para deputetëve socialist, kryeministri tha se Tahirin e ka mbështetur gjatë gjithë aktivitetit të tij si ministër dhe se shpreson që në këto momente të vështira të mos zhgënjehet prej tij.

 

Kryeministri theksoi se pret që drejtësia të thotë fjalën e saj dhe se mazhoranca është e gatshme të rimbledhë përsëri Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, nëse Prokuroria përcjell dokumente të reja, që mund të provojnë vërtetë se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar me krimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *