Subscribe

Asnjë kundërshti nga Partia Socialiste për të shqyrtuar si mundësi shtyrjen deri në 30 Prill të afatit të skadimit të kartave të identitetit, raporton Vizion Plus.

Kërkesën e Partisë Demokratike për t’u dhënë mundësinë e votës të paktën 800 mijë qytetarëve që dokumenteve të identifikimit u ka mbaruar ose u mbaron afati para zgjedhjeve të 25 Prillit, kryeministri Edi Rama e vlerëson si të drejtë.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Rregullat e lojës janë të aprovuara bashkërisht, dhe çdo propozim i arsyeshëm që secila palë bën dhe që është në interes të procesit zgjedhor është absolutisht i mirëseardhur. Bën sens. Patjetër që do të trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur, në mënyrë që të gjitha palët të ndjehen të barabarta.

 

Ndryshime nuk ka. Socialistët do të kërkojnë një mandat të tretë qeverisës të vetëm. Aleati i tyre mbeten qytetarët.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Duke parë se çfarë ndodh në kampin tjetër, ku po punohet për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm dhe të patretshëm, ne koalicionin e kemi me njerëzit.

 

Për kryesocialistin, vota e 25 Prillit, do të ndëshkojë veçanërisht Ilir Metën.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë që është një gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën dhe natën për qëllime elektorale të partisë që formalisht e drejton bashkëshortja e tij,nuk ka nevojë që ta komentojë unë sepse të gjithë do ta dënojnë, jam i bindur, në 25 Prill.

 

Në thuajse 2 jave nga dorëzimi në KQZ i listave të kandidatëve për deputet, Edi Rama tha se drejtuesit politik po përzgjedhin emrat për secilin qark, ku përveç kandidateve të njohur të partisë do të ketë edhe të rinj të dalë nga platforma “Deputeti që duam”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *