E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama pritet nga kryeministri i Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh

Sot, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë vijuar me vizitë në Hagë, Holandë, ku u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof.

Teksa ka ndarë një video nga vizita në Hagë, kryeministri Rama shkruan se takimi me Schoof është i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh.

“Hagë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof

Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, shkruan Rama.

Reklamë

Më pas, Kryeministri Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë