E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama prezanton “Paketën e Maleve”: Mundësi reale për tu kthyer në tokat e të parëve

Në një takim me sipërmarrësit në Shkodër, kryeministri Edi Rama prezantoi ‘Paketën e Maleve’ të cilën e quajti një mundësi reale për tu kthyer te prona e të parëve falë edhe mbështetjes së qeverisë.

“Kemi vënë në dispozicion një linjë të re tërësisht financimi nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me garanci 70 % të kolateralit nga shteti që mund ta përdorin për agroturizëm, agropërpunim, çfarëdoqoftë që ka të bëjë me investime në territore malore apo gjysmëmalore të Shqipërisë”, tha Rama.

Reklamë

Ligji i ri i sapomiratuar i hap rrugë investimeve në agroturizëm, por kush e gëzon këtë të drejtë dhe cfarë procedure ndjek.

“Kjo u vjen në ndihmë pronarëve që quhen posedues faktik që nuk kanë dokumentet e pronësisë të regjistruar që janë të regjistruar të investojnë. Ka shumë në veri, në jug por dhe në Shqipërinë e mesme.  Kushdo që e ka pronën dhe nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak vërtetimin se zotëron pronën. Me këtë disponon një leje zhvillimore dhe më pas të lidhësh marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë duke paguar 1 euro dhe regjistruar pronën në momentin kur mbaron investimi”, tha kreu i qeverisë.

Reklamë

Rama beson se me hyrjne ne BE, agrourizmi do të ketë një hov të ri, ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja riktheu në vëmendje problematikat që kishte me kadastrën.

“Trashëguam një Kadastër pa harta dhe regjistrime, me regjistra të djegura, me mbivendosje dhe krime të rënda që lidhen edhe me bëmat e komisioneve të kthimit të pronave në shumë prej zonave. Këto nuk duan vetëm fonde por edhe kohë”.

Qeveria ka njoftuar se rreth 500 përfituesit e parë në 10 vjet  nuk do të paguajnë  asnjë taksë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë