Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte kandidatët e qarkut të Elbasanit.
Në fjalën e tij, Rama tha se Berisha e pranoi se është buf. Ky deklaratë erdhi menjëherë pasi kreu i PD-së u shfaq me një buf në tavolinë nga konferenca për shtyp.
Rama: Bufi e kishte pranuar që është buf njëherë, Është hapi i parë. Më tregonin që kishte thënë që bufi është gjë e mençur që e kanë mbajtur si simbol. Patjetër, bufi i kënetës meriton respekt, jo kur të vjen në Tiranë e bën politikë. Bufi i veshur me kravatë që na tregon ne si do bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin.
Ne kemi dy zgjidhje, njëra në BE brenda 20230 për të mbyllur negociatat dhe tjetra është në kënetë. Duke zgjedhur rrugën e BE, krijojmë kushtet që të thahet dhe këneta. Duke zgjedhur kënetën, pengojmë një mision historik dhe i biem ndesh një ëndrre shekullore, por mbajmë kënetën në jetë.
/vizionplus.tv





