Kryeministri Edi Rama deklaroi se Maqedonia e Veriut është një vend mik dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun maqedonas ne Tirane, Rama tha se kufijtë mes dy vendeve duhet të jenë njësoj si ato të Bashkimit Europian.

 

Ai theksoi se lëvizja mes vendeve të Ballkanit duhet të bëhet pa asnjë kontroll ndërsa njoftoi se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë një sërë lehtësirash.

 

Këto lehtësira sipas kreut të qeverisë do të nxisin zhvillimin ekonomik.

 

Rama tha më tej se është në pritje të ftesës për zhvillimin e mbledhjes së dytë mes dy qeverive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *