E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Presidenti në shkarkim, Baba Xhikja nuk e vret dot 30 qershorin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e presidentit të republikës për të dekretuar 13 tetorit për datën e re të zgjedhjeve vendore.

 

Reklamë

Shefi i qeverisë duhet i vendosur në qëndrimin e tij, ku përmes një postimi në facenook, jo vetëm që nuk ka asnjë hap për tërheqje por ka shtuar dozat e ironisë ndaj kreut të shtetit, por duket se nuk ka ndër mend të lëvizë nga qëndrimi i tij.

 

Rama në reagimin e tij e ka krahasuar presidentin Meta me Haxhi Qamilin, ndërkohë që thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vret data e re.

 

“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës. Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman?”

Vazhdo të lexosh

Reklamë