Drejtues të Vetëvendosje në Shqipëri akuzojnë kryeministrin Rama se po përpiqet ta sponsorojë Aleksandar Vucic si bamirës në sytë e shqiptarëve.
Bojken Abazi, drejtues I “VV” në vendin tonë, tha në emisionin “7 pa pesë” në Vision Plus tha se është e cuditshme që ky takim zhvillohet në kulmin e gjendjes së jashtëzakonshme nga tërmeti në Shqipëri.
Ai shtoi se pavarësisht se Vucic po vjen në Tiranë ndoshta edhe për bamirësi për të prekurit nga tërmeti, në thelb të gjëse, presidenti serb po kërkon të pastrojë figurën e tij dhe për të mos lejuar që në ballkan të vendoset drejtësi për gjithcka ka ndodhur në të kaluarën.
“Serbia I ka borxh shqiptarërve mbi 20 miliard euro dëme luftë, Vucic ka qënë pjesë e qeverisë së Milloshevic ku janë bërë krime të jashtëzakonshme ndaj njerezve por edhe ndaj ekonomisë së Kosovës. Duke qënë se Albin Kurti ka deklaruar se nëse vjen në krye te qeverisë do të ketë reciprocitet në raport me Serbisë, prisnim që Rama të ishte mbështetes, ndërsa ai po e sjell Vucic në vendin tonë si bamirës në një vend ku ka mjerim të mbjellë nga kjo politikë. Rama po I jep mundësi Vucic të shplahet nën petkun e bamirësit”.
Bojken Abazi deklaroi se do të ketë protesta këtë të premte në Tiranë kundër vizitës së Vucic në Tiranë.






