E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama” përplas militantët e PD me policinë në Elbasan

 

Kryeministri Edi Rama eshte pritur me protesta ne qytetin e Elbasanit. Por tubimi I demokrateve eshte shoqeruar  me moment tensioni mes protestuesve dhe forcave te policise.

 

Forcat e policise kane tentuar te bllokojne protestuesit qe mbanin ne duar pankarta kunder lidhjeve te qeverise me krimin e trafikun e droges dhe ky veprim ka sjelle reagimin e demokrateve. Pas disa caste tensioni, situata eshte qetesuar dhe opozita ka vazhduar protesten e saj

Reklamë

 

Por pavaresisht protestes kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet e planifikuara ne qytetin e elbasanit duke nisur nga panairi i punes ku ofrohen 1567 vende pune te reja.

 

Vizita e kryeministrit në panair është shfrytëzuar edhe për të zgjidhur problemet personale të atyre që kanë qenë pjesë e panairit.

 

 

Ndërkohë, sipas kryeministrit Edi Rama panairi sherben per te ndihmuar qytetaret me informacion per vendet e reja te punes

 

“Jemi ne nje rruge ku duhet te bejme shume me teper por jemi ne nje rruge tem bare se po shohim rritje te vazhdueshme te punesimit real, vetem ne kete periudhe ne kemi arritur ne 10 mije te punesuar.”

 

Shefi I ekzekutivit Rama ka vene ne dukje perparesite qe sjell arsimi profesional per te rinjte pasi garanton me shume mundesi punesimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë