Subscribe

Të gjithë të dëmtuarit nga përmbytjet e fundjavës së kaluar do të dëmshpërblehen.

Kryeministri Edi Rama tha se ndihma do të jetë si për familjet fermere dhe me ushqime për gjënë e gjallë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

U takon bashkive të bëjnë inspektimet. Ne do bëjmë pjesën tonë. S’ka dëme të konsiderueshme. Ato që janë ligjërisht të konsiderueshme, do dëmshpërblehen”,

 

Vetëvlerësimin se kapacitetet qeverisëse të partisë socialiste janë të pakonkurrueshme, kreu i qeverisë e ilustroi jo vetëm në shifra por edhe me materiale video të situatës së përmbytjeve sot me 10 vite më parë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Janë të pakrahasueshme shifrat, faktet, dhe e gjitha lidhet me punën e bërë, se çfarë vjen nga lart ne nuk e kemi në dorë. Kemi qenë të kujdesshëm për të parë motin. Ministri i Brendshëm ka ndarë me mua situatën, edhe Ministria e Bujqësisë ka pjesën e vet në bilanc. Bashkë me ne do ishte mirë që të ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, që nuk është e pranishme, për shkak të një angazhimi tjetër. Këta tre ministra kanë qenë në përballje dhe kanë shumë për të thënë për rezultatin.Shifrat nuk i tregojnë të gjitha se nuk është çështja që thjesht i kemi trefishuar investimet por edhe se ku kanë shkuar. Është investuar në mënyrë strategjike apo taktiko-politike siç ndodhte në të shkuarën për impakt elektoral.  Ne shohim këtu shifra se është investuar x për kanalet kulluese por nuk kemi gjetur asnjë kanal që të jetë zhbllokuar plotësisht. Kjo është arsyeja pse përmbytjet vinin për pak reshje por edhe donin javë të tëra të tërhiqej uji.Sot krahasuar me 7 vite më parë Shqipëria ka më shumë sesa dyfishin e tokës së punueshme që punohet. Ishin 120 mijë hektarë që punoheshin sot po i afrohet shifrës së 270 mijë hektarëve.

 

Shpëtimin e Shkodrës nga përmbytjet me gjithë investimet e bëra në sistemin e kanaleve të kullimit, kryeministri e sheh të ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku. Situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ky rast na dha shembull se duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë. Sigurisht e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot.Sot kemi bërë shumë punë. Kaskada e Skavicës do vihet në funksion dhe do mbyllë frikën dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji. Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it, Benet Beci”,

 

 

Ankesave drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj Edi Ramës se mban maskë me inicialet e Partisë Socialiste për qëllime elektorale në aktivitete qeveritare, kur është e ndaluar, iu përgjigj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *