Politikë
Rama përjashton incidentet gjatë zgjedhjeve të Kavajës

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar cdo mundësi për përplasje mes militantëve në zgjedhjet për kryetar bashkie në 7 maj Kavajë.
I pyetur nga gazetari i Vizion Plus për këtë çështje, Rama tha se nuk do të ketë asnjë skenar të tillë.
Reklamë
Sipas Ramës e vetmja gjë që do të ndodhë është që qytetarët do të votojnë normalisht më 18 qershor.
Nuk do te ketë përplasje militantësh. këto janë të gjitha tablo sinoptike që ju përkasin juve. Për sa më takon mua unë mund t’iu siguroj që asgjë nuk do të ndodhë në Shqipëri dhe se të gjithë shqiptarët do të votojnë më 18 Qershor, – Deklaroi Rama ne intervisten per Vizion Plus
Vazhdo të lexosh
Reklamë




