Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e liderit te opozitës Basha se ai fshihet pas sulmeve ne media ndaj deputetit gjerman Gunther Krischbaum.

 

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Rama deklaron se Partia Socialiste nuk është marre me asnjë lloj shkrimi per deputetin gjerman. Kryeministri ka pranuar se Krischbaum nuk është ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë, por nga ana tjetër, Rama ka vlerësuar qëndrimin e tij per zhbllokimin e reformës ne drejtësi. Krahas sqarimit për Gunther Krischbaum, Rama është ndalur edhe tek procesi i integrimit, duke i kërkuar rivalit politik te ndale sulmet deri ne qershor kur jepet vendimi per negociatat. “Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër europë!” shkruan kryeministri Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *