Subscribe

Europa po kalon një periudhë të vështirë që prej 2015-tës ku miliona refugjatë nga vendet e lindjes dhe zonat e luftës u dyndën në portat e bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama thekson se ne kete situate Shqipëria, pavarësisht se nuk është ende pjesë e Unionit është e gatshme të bëjë pjesën e saj lidhur me krizen e refugjateve.

 

“Ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjatët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Nga ana tjeter ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesëën tonë. Nuk mendoj se Europa është vetëm për të ndarë përfitimet nga buxheti. Por Europa është për të ndarë edhe përgjegjësitë. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet dhe të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë, as më shumë dhe as më pak. Ky është nocioni ynë. Shqipëria është vendi ku njerëzit në rrezik gjithmonë gjejnë strehë. Ne jemi i vetmi vend në Europë ku hebernjtë ishin më të shumtë në numë pas luftës së përpara luftës. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve në Shqipëri. Më vonë kemi pasur më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova. Ne jemi një vend i vogël për gjysmë milioni refugjatë por ia dolëm më së miri. Ne ditet e sotme ne kemi mirëpritur disa mijëra refugjatë nga Irani, refugjatë politikë. Pra, ne jemi një vend që ofrojmë stehë. Ne jemi gjithashtu një vend që përfiton nga mikpritja në Gjermani, në Itali dhe Greqi, në Europë dhe Amerikë. Pra shqiptarët asnjëherë nuk i kanë konsideruar si refugjatët në rrezik, apo si diçka që duhet shmangur.”

 

Kryeministri Edi Rama në intervistën për mediat gjermane shprehet Shqipëria është e vendosur për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe tashmë ka një datë për çeljen e negociatave.

 

“Kur ne ishim në formën më të keqe, Europa ishte në formën e saj më të mirë. Tani që ne jemi në formë të mirë, Europa nuk është mirë.  Pra në mes të kësaj sinergjie, ne vazhdojmë të përpiqemi dhe të punopjmë. Ne kemi bërë shumë progres. Tani ne kemi edhe një afat për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Dhe ne na duhet të përpiqemi dhe ta arrijmë. Dhe më pas të vazhdojmë e të vazhdojmë. Kjo është diçka që bëhet gjithnjë e më e madhe.”

 

Rama krahasoi vështirësinë që po kalon unioni me krizën e refugjatëve me kohën kur më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova u strehuan ne Shqiperi per shkakte luftes. Shefi I qeverise vleresoi edhe rolin e kancelares Angela Merkel ne perballimin e situates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *