Subscribe

Nje dite përpara seancës per vetingun, kryeministri Edi Rama përsërit thirrjen per opozitën, por duke bere te qarte se ora ka ardhur e se shumica parlamentare është gati te shkoje përpara per te shembur pallatin e vjetër te drejtësisë. Sipas Rames, shqiptaret nuk mund te presin me.

 

“Koha është tani, ne jemi gati. Natyrisht opozita mund te zgjedhe edhe te vetëvritet.”

 

Kryeministri i kërkoi kundërshtarit te tij politik te heqë dore nga ultimatumet, duke thënë se ato nuk kane asnjë lidhje me demokracinë. Sipas Rames, opozita kërkon te marre pushtetin ne tavoline.

 

“PD nuk mund te fshihet me pas çadrës per pushtet. Opozita kërkon te marre pushtetin ne tavoline.”

 

Ne komunikimin javor shefi i qeverise përmendi disa nga arritjet e deri tanishme duke nënvizuar domosdoshmërinë e zbatimit te reformës ne drejtësi. 2017 sipas Edi Rames do te jete viti i triumfit te policisë ne luftën kundër kanabisit. Kryeministri tha se mazhoranca eshte ne rrugën e duhur per te bere shtet dhe kjo sipas tij, është garancia se ne 18 qershor mazhoranca aktuale do te këtë nje kontrate te re me qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *