Subscribe

20 vite më parë Otranto, anija “Kateri i Radës” me të cilën tentuan të largohen 115 persona nga Shqipëria, u përplas me një luftanije italiane. Si pasojë humbën jetën 24 të zhdukur e 81 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë, rreth 30 milje larg brigjeve italiane.

 

Për kryeministrin Edi Rama, tragjedi të tilla nuk duhen harruar kurrë, për të kuptuar rëndësinë e shtetformimit. E kushti parësor sipas tij, është drejtësia. Por, reformimi i sistemit të kapur nga korrupsioni, pengohet nga çadra e opozitës.

 

“Përpjekja për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi, duke ngritur një bunker në mes të bulevardit që gjykatësit e prokurorët e korruptuar të mos kalojnë nga filtri i vetingut, që do ndajë këtë epokë pandëshkueshmëria nga epoka që kemi për detyrë të hapim për fëmijët tanë.”

 

Kreu i qeverisë theksoi se reforma do të ndajë pjesën e kaluar të sistemit nga njerëzit me integritet. Por mbi të gjitha do afrojë më shumë vendin me Bashkimin Europian.

 

“Është e qartë se sot ky është një proces që është vetë procesi i negociatave për t’u bërë anëtarë i BE”

 

Ndaj në këto kushte, tha Kryeministri zgjedhjet e 18 Qershorit nuk vendosin se kush do të qeveris vendin, por si do jetë Shqipëria në të ardhmen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *