Subscribe

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të tërheqë padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një prononcim për mediat nga aeroporti “Adem Jashari”, kreu i qeverisë argumentoi se këtë vendim e mori pasi çështja e sotme, lidhur me aktakuzën ndaj Hashim dhe Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte është shumë herë më e madhe.

“Unë mendoj se shpifja është një nga të këqijat e mëdha që politika shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë i ka bërë popullit dhe brezit të ri duke i ngulitur të kundërtën e asaj që prindërit tanë dhe prindërit tuaj janë përpjekur të na mësojnë kur kemi qenë të vegjël, duke legalizuar si instrument një nga aktet më të ulëta që mund të bëjë njeriu, që është shpifja. Ramushit i kam kërkuar takim, ta vizitoja në shtëpi apo seli dhe si paditës që shkon tek i padituri, besoj se nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që do të diskutoja me të edhe për këtë çështje që është shumë më e madhe se ne të gjithë. I kam njoftuar që nuk do të bëj komunikim me mediat të vazhdueshme te çdo derë, ku do të bëja një konferencë dhe do të tërhiqja padinë, jo se ajo është e vogël, por sepse çështja e sotme është shumë më e madhe. Sa më takon hiq atë pjesë, gjithçka tjetër është pa problem. Padia do të tërhiqet”, tha Rama.

Rama ndodhej prej dy ditësh në një vizitë në Kosovë, ku u takua me liderët politik dhe kryetarët e partive politike. Ai depozitoi një padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Ramush Haradinajt gjatë muajit janar, përmes së cilës, pretendonte se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *