Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka një plan konkret për të përmirësuar situatën në Shqipëri, por di vetëm të sulmojë. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku premtoi se me PD në pushtet do të rriten pagat e pensionet.

 

“Rama nuk ka një bilanc të qeverisjes, pas 8 vite dështimesh ai ka dalë nëpër Shqipëri duke sulmuar opozitën. Sepse ky është dhe plani i vetëm që ka. Sa herë dështon Rama shpall ndërtimet imagjinare të porteve dhe aeroporteve. Pas çdo dështimi ai nis të sulmojë planin e PD. Ndërkohë angazhimet tona janë konkrete dhe të realizueshme. Ne do t’i ofrojmë 650.000 pensionistëve jo më lëmoshën Rama, por një pension dinjitoz dhe mbi të gjitha një rritje të pensioneve çdo vit minimalisht 5%. Do t’i rrisim pagat për arsimin me 60% dhe nga kjo politikë do të preken së paku 36 mijë arsimtarë. Do të rrisim pagat e 4500 mjekëve në 1200 euro ndërkohë që pagat e 14 mijë infermierëve do t’i çojmë në 700 euro”, tha Tabaku, shkruan “Vizion Plus”.

 

Sipas saj, shqiptarët më 25 prill do të zgjedhin një Shqipëri që Fiton.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *