Ndërsa opozita po bëhet gati të bllokojë rrugët kombëtare mesditën e të hënës, kryeministri Rama u bëri thirrje shqiptarëve të mos bëhen palë me opozitën që në çadrën e protestës po fshihet nga frika e drejtësisë.

 

“A ia vlen të jesh pengmarrës i drejtësisë vetëm e vetëm që ata të mos përgjigjen përpara drejtësisë? Mos i jepni asnjë shans politikanëve që kanë frikë nga drejtësia. Mos i jepni asnjë shans atyre që janë të lidhur me pengmarrësit e pallatit të drejtësisë. Sepse sa më shumë të rrinë të korruptuarit në punë, gjyqtarët e tij në punë, nuk do të mund të kemi mirëqenie e punësim. Ata që ftojnë njerëzit të bllokojnë rrugët, janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë që të mos hapen dyert e drejtësisë, e që të mos dënohen të gjithë ata me para të zeza.”

 

Kreu i qeverisë tha se çadra po prodhon probleme dhe destabilitet, në vend që të sigurojë për qytetarët zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Çadra e ngritur në bulevard është shëmbëlltyra më spektakolare e shëmbëlltyrës më të mbrapshtë të të menduarit të politikës për njerëzit. Ata që janë ngujuar sot ne çadre prodhojnë probleme çdo dite për shoqërinë. Duan destabilizim, rrëmujë tym. Dhe e dinë që çadra nuk i mbron dot edhe shumë nga drejtësia. Ata sot flasin për një republike të re, por nuk duan një drejtësi të re. Flasin për një qeveri teknike, sepse nuk duan që populli të zgjedhë qeverinë që do. Flasin për bllokime rrugësh, sepse nuk duan që rruga e Europës të hapet.”

 

Rama dënoi ashpër edhe gjuhën politike të përdorur nga çadra e protestës, duke theksuar se nga një politikë e tillë Shqipërisë nuk i vijnë të mira.

 

“Fjalori i rrugës është ngritur në tribunën politike, në çadrën e opozitës. Flasin me shumë për postin e Lulzimit, por populli do atdheun e tij dhe jo Saliun dhe Lulin qe bllokojnë çdo rrugë drejt europës.”

 

Sot – theksoi Rama, shteti shërben për t’i hapur dyert e drejtësinë, ndërsa siguroi që këtë nuk do ta pengojë dot opozita.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *