Subscribe

Kryeministri Edi Rama kërcënoi të gjithë ata që janë subjekte të paketës “Anti-KÇK” se me këtë ligj do të përjetojnë një ferr të vërtetë. Në aktivitetin e organizuar për prezantimin e kësaj pakete, Rama bëri me dije se zbatimi i saj nis që nga e hëna. Për kryeministrin, është koha që kriminelët të marrin atë që meritojnë.

 

“Kjo është sprova e parë për vet SPAK, por duke pasur një besim absolut tek ata që janë bërthama e këtij institucioni të sapolindur. Duhet t’ja u bëjmë të parehatshëm Atdheun atyre që janë subjekte të këtij ligji special. Atdheu për ta nuk mund të jetë ‘sheshi për të bërë përshesh’. Nuk mund të jetë shteti i ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre që nuk burojnë nga puna, por burojnë dhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në klube dhe hapësira të tjera publike ku të rinjtë dhe familjet mblidhen më të drejtën e tyre për të kaluar. Por duhet të jetë ferri i tyre. Ata nuk meritojnë të ecin as mbi gomar, jo dhe më tek makinat e blinduara. Pasi fyejnë dhe gomarin.”

 

Gjatë këtij aktiviteti Edi Rama u vuri një ultimatum edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve që brenda 48 orësh të deklarojnë pasuritë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *