E hënë, 19 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama paralajmëron familjet e të miturve që marrin pjesë në protesta: Do të paguani, studentët s’do të përfitojnë mbështetje nga shteti

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar familjet e të miturve që përfshihen në aktet e dhunës gjatë protestave, duke deklaruar se do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara. Rama paralajmëroi gjithashtu masa ndaj studentëve që, sipas tij, braktisin mësimin dhe sulmojnë punonjësit e Policisë së Shtetit, duke përmendur heqjen e përfitimeve nga arsimi falas dhe bursat.

 “I them të gjitha familjeve të të miturve, do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësi për fëmijët, në rast se nuk dini t’i mbroni dhe i lini rrugëve që të marrin rolin e mburrojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa. Fatura financiare për këto dëme do t’ju përndjekë deri në fund.

U them të gjithë atyre që ikin nga shkolla, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja. Nuk do të kenë arsim falas ata studentë që dalin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit. Nuk do të kenë bursa, mbështetje nga shteti, nëse kanë hedhur gurë ndaj punonjësve të policisë dhe fëmijëve të tyre. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve”, deklaroi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.