Kryeministri Edi Rama kërkoi mbështetjen pa kushte të socialistëve për të miratuar paketën Speciale AntiKÇK.

 

Gjatë preziantimit ai paralajmëroi deputetët se kush nuk e miraton paketën do të përjashtohet nga grupi parlamentar .

 

 “Unë kërkoj mbështetjen pa kushte të gjithë grupit parlamentar për ligjin special dhe paketën kundër KÇK pa kushte. Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS”

 

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se mazhoranca do të prekë dhe një sërë ligjesh të tjera me qëllim luftën ndaj korrupsionit.

 

“Agjencia e pronave të sekuestruara do kalojë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Do ngremë edhe një njësi speciale kundër korrupsionit që do jetë një njësi e përqendruar tek korrupsioni në gjithë sistemin qeverisës. Askush nga ne dhe aq më pak PS nuk mund të mbajë në kurriz dikë që përdor mandatin e zyrën në funksion të tij”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *