Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

Rama para studentëve të Kolegjit të Europës: BE është bekim për Shqipërinë

16 Shtator 20:35

Kryeministri Edi Rama gjatë qendrimit të tij në Belgjikë, u ndal edhe në Kolegjin e Europës në Bruzh ku foli para studentëve.

Në fjalën e tij Rama foli me superlativa për BE-në dhe aspirtatat e Shqipërisë për tu integruar në familjen e madhe europiane.

“Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte mit. Përfytyroni qiellin e errët dhe krejt befas të kap syrin një yll të zbehtë, një kanal të ndaluar italian. Europa ishte një yjësi, një ëndërr në bardh e zi. Pastaj erdhi 1989, kur muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët thonin ne nuk jemi si ata, ne jemi realët, ata janë të degjeneruar. Ne mbetëm të kyçur në bunkerin tonë, një bunker që e kishim ngritur vetë. Në verën 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar, u shfaqën çarjet e para, tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm, kaotik dhe tragjik. Mijëra të vdekur në kryengritjet për kursime që kishin shkuar dëm. Nuk do ta harroj kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një aristokrat shqiptar, që kaloi vite të tëra në burg në komunizëm. Në vitin që pasoi fundin e komunizmit, i thashë, nuk dukesh i lumtur që demokracia ka ardhur, ai më pa dhe nënqeshi. Tha jo, demokracia ende nuk ka ardhur, liria po. Unë jam fatlum, tha ai, por demokracia është shtet i së drejtës”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Bashkimi Europian ka dy kufij, e Shqipëria gjendet në kufirin e brendshëm të unionit. Megjithatë, Kryeministri shqiptar theksoi se tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE.

“Falë Zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi. Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani, si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica (Mogherini) është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri”, u shpreh Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
BE rama shqiperia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët u afrohen banesave, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e trembëdhjetë të lënduar

më shumë...

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me drejtorët: Siguria prioritet! Të ndalohen telefonat

më shumë...

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë makina, humb jetën 45-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.