E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama padit në gjykatat gjermane gazetarin e “BILD”: Të shohim kush ka të drejtë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të padisë gazetarin e “BILD” I cili publikoi audio-përgjime të dosjes “339” pak ditë më parë dhe këtë të hënë edhe audio-përgjime nga dosja “184”.

 

Në materialet e fundit doli edhe një bisede e kreut te qeverisë me Arben Keshin I cili sipas “BILD” në kohën e bisedës ka qënë drejtor në Ministrinë e Brendshme, gjë e cila u kundërshtua nga Rama. Kryeministri pasi praonoi vërtetësine e materialit audio, tha se Arben Keshi në këtë periudhë nuk kishte qënë polic dhe as në ministri.

 

Reklamë

Në një reagim të trete në Twitter pas daljes së audio-përgjimeve, Rama paralajmeroi hapjen e një procesi gjyqësor me gazetarin e BILD, duke shkruar se në Gjermani drejtesia nuk bën lojra me sekretet hetimore e me dinjitetin e njerëzve.

 

 

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!

Vazhdo të lexosh

Reklamë