Rama: Opozitës i kemi dhënë të gjitha garancitë

Kryeministri Edi Rama duke folur pas takimit me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste ka deklaruar se opozitës i janë dhënë të gjitha mundësitë për të monitoruar procesin zgjedhor në nivele të barabarta me qeverinë.
Zoti Rama keni pasur një ditë të ngjeshur me takime. Ju sapo dolët nga një takim. Çfarë të rezlultatesh kemi?
Ne jemi siç e shikoni në punë. Sapo kemi mbyllur një takim me skuadrën e re përfaqësuese ku morën pjesë edhe kryetarët e bashkive, por edhe deputetë aktualë që nuk janë në skuadrën e re përfaqësuese për të kolauduar mesazhe, për të bërë të qarta prioritete në planin organizativ, në planin e garantimit të një procesi të lirë dhe të ndershëm, me maksimumin e transparencës dhe për të pasur sa më shumë njerëz, vajza, djem, burra dhe gra të të gjitha shtresave që të na bashkohen në 18 qershor për “Shqipërinë që duam”.
Zoti Rama a është e vëtetë se i keni ofruar opozitës postin e zëvendës kryeministrit? A mund të na thoni diçka më shumë për negociatat?
Kemi rënë dakord që të mos flasim, por me sa duket fjalët i ka marrë era dhe i ka sjellë deri tek ju. Unë kam propozuar atë çka besoj shumë se adreson problemet objektive pra një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, të policisë së shtetit, të drejtorive rajonale të arsiimit dhe të gjithë sistemit tonë arsimor, të sistemit tonë të burgjeve ku janë si të themi pikat e adresuara si problematike në raportet e mëparshme të OSBE – ODIHR dhe njëkohësisht një rregulore të darkordësuar për mënyrën se si duhet të shmanget qoftë përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë qoftë edhe një kategori e caktuara aktivitetesh qeveritare që nuk duhen përdorur për fushatë. Më shumë se kaq nuk ka.
Si e ka pritur zoti Basha këtë propozim tuajin?
T
Tani unë nuk dua të komentoj kundërshtarin që ishte në tavolinë për të biseduar. Pyeteni atë si e ka pritur.
Deri kur do të prisni një përgjigje?
Jo ne nuk presim. Ne vazhdojmë punën. Ne siç e shikoni jemi në nagazhimin e plotë elektoral, por njëkohësisht do të gjejmë kohën për të diskutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit.
Kjo është oferta e fundit?
Ç’do me thënë e fundit?
Që nuk do të ketë tjetër sot?
Unë s’kam takim tjetër po unë jam i gatshëm nëse duan një takim tjetër. S’ka problem. këtu jam i gatshëm për të dhënë maksimumin e garancive po asgjë më shumë se kaq.
U kërkua shtyrja e datës së zgjedhjeve?
Nuk e shtroi për diskutim datën e zgjedhjeve.
Përveç këtyre taskaforcave nëse mund ti quajmë kështu këto grupet e monitorimit, a i keni ofruar zëvendës-kryeministrin siç flitet ose poste ministrash?
Është një mekanizëm i tëri që propozohet për të kryer këtë monitorim dhe nuk dua të hyj në detaje dhe më besoni që është një mekanizëm që as në ëndrrën time më të bukur nuk do të goxoja ta shikoja kur ishte Saliu kryeministër.
Sa larg ishit me zotin Basha me gjithë këto oferta?
Pyeni Bashën mos më pyesni mua.
Ka zëra se do ta tërhiqni kandidatin e Kavajës?
Zëra ka gjithmonë për gjithçka unë jam këtu me zërin tim. Nëse doni zërin unë flas me timin. Unë nuk dua të diskutoj gjëra të tjera.
A i trembeni akteve të dhunshme në Kavajë?
Nuk i trembem asgjëje. Unë besoj se jemi brenda logjikës tonë për të bërë shtet dhe për të zbatuar rregullat e lojës që nuk ndryshohen gjatë lojës edhe pse jemi të gatshëm t’i krijojmë Partisë Demokratike një hapësirë për tu regjistruar në rast se ajo ka dëshirë të përfshihet në këtë proces zgjedhor.
Sa i përket takimit që ju patët me ambasadorët e huaj…
Unë nuk flas asnjëherë për takimet me ambasadorët. Ju e dini këtë.
Zoti Rama çfarë pozicioni do të mbajqë qeveria nëse do të ketë përpjekje për bllokimin e procesit në Kavajë?
Ju e dini, unë nuk përgjigjem asnjëherë më “nëse”. Ne do bëjmë punën tonë. Jemi absolutisht në krye të detyrës dhe detyrimet për të dalë përpara popullit për të marrë gjykimin e tij me votë do t’i përgjigjemi sipas përcaktimeve që bën kushtetuta




