E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama nxjerr pamjet nga Rruga e Arbrit: Ëndrra 100 vjeçare do të jetë realitet

Rruga e Arbrit po shkon drejt përfundimit. Kryeministri Rama u ndal këtë të mërkurë në Urën e Vashës, për t’u njohur me ecurinë e punimeve. Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e By-pass-it të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

“100 vjet që e presin e rrugën”, u shpreh kryeministri Rama, teksa përshkoi urën 152 metra të lartë.

“Është një panoramë fantastike. Dy rrugë do jenë panoramë shqiptare në dy natyra të ndryshme, rruga e Lumit të Vlorës dhe rruga e Arbrit”, theksoi kreu i qeverisë.

Rruga e Arbrit do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, si dhe do të lehtësojë transportin e qytetarëve, e do të krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës.

Reklamë

Më shumë video

Reklamë