E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama nxjerr fotot: Ja e vërteta për raportimin skandaloz të “RAI 3”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa foto që sipas tij, tregojnë të vërtetën e raportimit skandaloz të “RAI 3”. Sipas Ramës, Shqipëria ka bashkëpunim të ngushtë me Italinë për operacione policore kundër drogës.

 

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”

 

Reklamë

Para pak ditësh televizioni italian “RAI 3” publikoi një reportazh sipas të cilit kulitivimi i kanabisit në Shqipëri ishte rritur me 1200% krahasuar me vitin e kaluar. Ky reportazh u përdor edhe nga opozita për politikë e për të akuzuar qeverinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë