Subscribe

Të vendosura para Muzeut Historik Kombëtar, në sheshin “Skënderbej” në këto dy çadra nisi vaksinimi i popullatës mbi 70 vjeç.

Për të mundësuar marrjen e vaksinës kineze “Sinovac”, sa më shpejt dhe në një numër të madh është parashikuar që ekipet e infermierëve të punojnë me katër turne.

 

Procedura është e njëjtë. Në secilën nga dhjetë pikat ky kruhet injektimi, fillimisht bëhet regjistrimi, më pas vaksina dhe për deri 30 minuta qytetaret mbi 70 vjeç qëndrojnë në mjediset e krijuara enkas për pushim.

 

Në këtë proces, përveç bluzave të bardha, janë përfshirë edhe mjekët e Forcave të Armatosura. Në ditën e parë të marrjes së dozës së “Sinovac”, ishte kryeministri Edi Rama.

 

Me nisjen e vaksinimit në moshat e treta, kreu i qeverisë është besimplotë se deri në maj, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të kenë marrë vaksinën kundër Covid-19.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme.

 

Angazhimi i qeverise shqiptare është që për çdo turistë që do të hyjë në vendin tonë nuk do t’i kërkohet pasaporta e vaksinimit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët.”

 

Në këto dy çadra në ditë objektivi është vaksinimi i 1 mijë qytetarëve. Duke përfshirë edhe kategoritë e tjera që vazhdojnë të marrin dozat e Pfizer, Astra Zeneca apo Sputnik V, synohet deri në 15 mijë përgjatë 24 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *