Subscribe

Pas përfundimit te Forumit Ekonomik te Nishit, kryeministri shqiptar Edi Rama i ka njohur gazetaret me çështjet e diskutuara me homologun serb Aleksandër Vuçiç. Shefi i qeverise iu përgjigj pyetjes se Vizion Plus:

Kryeministri Vuçiç ka qenë në Tiranë, ju riktheheni në Beograd. A mund të flasim për një avancim të marrëdhënieve shqiptaro-serbe? Apo një dron mund të na rrezikojë gjithmonë?

Edi Rama: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka gjithë këto probleme, sepse është një dialog për një proces real paqeje. Po të mos i kishte këto probleme, do të thotë që nuk do të ishte një dialog për paqe.E dialogu për paqe kudo është i vështirë, është i rrezikuar, çdo gjë sado e vogël mund ta kthejë në një pikë, ku duket sikur kthehet 100 vjet mbrapa. Kështu ndodh kudo, kështu ndodh gjithmonë. Kështu që nuk është aspak çudi që gjëra shumë të vogla mund të na krijojnë ndjesinë që gjithçka që ndërtuam, iku kot. Por në fakt nuk është kështu.

Kosova ishte nje teme qe e vuri jo pak ne siklet kryeministrin serb dhe Rama tregoi nje zgjidhje per ta larguar atë.

Edi Rama: Nuk e vë në siklet unë, e vë në siklet tema, Kosova. Por është një siklet, për të cilin, unë nuk kam një kurë tjetër, përveçse përsëritjes së bindjes time që sa më shpejt ta njohin Kosovën, aq më shpejt do iki dhe sikleti.

Rama tha se raportet me Vuçiç kane ndryshuar ndjeshëm krahasuar me dy vite me pare dhe kjo duket qarte edhe ne qëndrimin e kryeministrit serb per çështjet qe shqetësojnë shqiptaret e Luginës se Preshevës. Per ta jane shënuar edhe arritje konkrete.

Edi Rama: Së pari, është vënë në vijë çështja e njohjes së diplomave dhe ajo funksionon tani normalisht, me vështirësitë që ka burokracia, por jo më për arsye politike. Pra, diplomat njihen dhe njehsohen normalisht. Është problemi i teksteve. Kemi rënë dakord që të shfrytëzojmë tekstet tona, të Shqipërisë dhe Kryeministri ka dhënë dakordësinë. Kam folur me të dhe dje në takim, përpara se të takohesha me përfaqësuesit shqiptarë të Preshevës, pra, tekstet tona ne do të mund t’i çojmë, sepse Presheva ka problem me tekstet. Është folur për një problem tjetër shumë të rëndësishëm që ata kanë lidhur me disa ndërmarrje të vjetra që nuk janë privatizuar dhe që ata i shohin me shumë të drejtë si një potencial për punësim etj. dhe Kryeministri u ka shpjeguar se si do të veprohet, ndërkohë i ka garantuar që për çdo investitor që do investojë në Preshevë do ketë 50% subvencion në momentin e parë nga qeveria serbe.

Rama beri nje koment edhe per bojkotin qe Kosova i beri Forumit te sigurisë ne Beograd, ku tha se nuk duhet t’i shmangemi asnjë mundësie per komunikim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *