Kryeministri Edi Rama deklaroi nga qyteti i Vlorës se këtë të diel do të njoftohet hapja e ambienteve të brendshme të bareve dhe restoranteve për klientët. Mirëpo, këto hapësira që nuk u lejuan të zhvillon aktivitetin e tyre, do të respektojnë protokollin e sigurisë.

 

“Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in”, tha kreu i qeverisë.

 

Rama përsëriti se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa deri në vitin 2029 dhe se nuk do të ketë më inspektime në biznese, por vetëm monitorim kundër punës në të zezë.

 

“Heqja e TVSH ishte gjëja më e mirë për biznesin. E nisëm deri në 80 milionë që bëmë një zbritje të fortë gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë dhe pastaj e shtrimë në 120 milionë. Tani e çuam në 140 milion. Deri tek 100 pa taksa, pa TVSH, tek 140 milionë pa taksa por me TVSH. Gjeja më e rëndësishme është se do shpëtoni nga çdo kontroll inspektimi dhe faturë, por duke monitoruar respektimin për punonjësit sigurimet shëndetësore e shoqërore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *