Varshava zyrtare mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama, në takimin me homologen polake Beata Szydlo, ka marrë garanci se Polonia do të asistoj Tiranën në procesin e Integrimit Europian. Kryeministrja polake tha se KE duhet të njohë progresin e bërë e për këtë duhet të përcaktojë një datë për hapjen e negociatave.

 

“Ne kemi përvojë të gjatë dhe ekspertë të ndershëm në fushën e integrimit. Jemi të gatshëm të ndajmë këtë përvojë me Shqipërinë në këtë proces për hapjen e negociatave. Kam shpresa se Komisioni Europian do njohë progresin e bërë në reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke përcaktuar një datë të qartë për hapjen e negociatave në vitin 2018.

 

Shpreha gatishmërinë për të asistuat Shqipërinë në reforma të tjera, si ajo në administratën publike. Kam shpresa se do vijojmë bashkëpunimin e ndërsjellë, bazuar në piketat e hedhura në takimin e sotëm”.

 

Në konferencën për shtyp, kryeministri Rama nuk fshehu bindjen për mbështetjen e Polonisë.

 

“Kemi qenë dhe do jemi mirënjohës Polonisë për të ardhmen Europiane të vendit tonë dhe jam i bindur se kryeministrja do jetë një ndër mbështetësve për çeljen e negociatave në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm”.

 

Krerët e dy qeverive biseduan edhe mbi bashkëpunimin ekonomik.

 

“Ka potencial të madh të pashfrytëzuar për zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike e tregtare. Kryeministrja preku turizmin, si një nga pikat më të domethënëse të zhvillimeve të kohëve të fundit. Diskutuam për propozimin e saj për konferencën e Tiranës, pasi e konsiderojmë Poloninë si një model e ecurinë e saj, zhvillimin dhe transformimin e saj nga një vend i perandorisë komuniste, në një prej vendeve në BE”.

 

Pas mesazhit qe mori nga Brukseli shume vende Europiane po njohin progresin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *