Subscribe

Pas celjes zyrtare të fushatës elektorale ditën e shtunë tek “Parku Olimpik”, kryeministri Rama nisi prezantimin  një për një të kandidateve për kryetar bashkie në cdo qytet. Ndalesa e parë ka qënë Lezha aty ku Rama nuk kurseu ironite dhe sulmet ndaj opozitës. Ai tha se një pjesë e opozitës kërkon pushtet dhunimit të demokracisë. Kreu I qeverisë tha se PD-LSI I tremben votës së popullit prandaj kanë ikur në drejtim të paditur.

 

Mes nesh duam një vend normal dhe demokratik duam tju lëmë fëmijëve tani një vend të denjë dhe atyre që duan pushtet për veten përmes dhunimit të demokracisë, ato kanë frikë për zgjedhjet dhe bërtasin rrugëve, kanë frikë para popullit. Ata kanë frikë nga ballafaqimi me ne dhe përbetohen rrugëve se do të na ofrojnë një përplasje antidemokratike në kundërshtim me demokracinë e këtij vend. Ato që ikën nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër vec ikjen e tyre në drejtim të paditur.Kur opozita vendos të mos hyjë në zgjedhje zgjedhjet nuk janë aspak jodemokratike. A e dini se cfarë rrumpalle do të bëhej ky vend nëse zgjedhjet do të bëheshin pre e tekave të këtij vendi.

 

Rama tha se është absurse që ti plotësohen tekat kësaj kaste politike që kërkon pushtet në tavolinë.

 

Nëse sot do të shtyheshin zgjedhjet për ti hapur rrugë një politike qorre e imagjinoni cfarë kuptimi do të kishte neser nëse sot do të fitonte kjo politikë pengmarrje. Nesë vota e popullit për mandatin e adhshëm nuk varet më nga populli por nga ata që vijnë vërdallë rrugëve nga ata që nuk fitojnë të cilët thonë nuk ka rëndësi se kë votoi populli, s’ka rëndësi sa zgjat mandate, e rëndësishme është të ikni ju dhe të vimë ne dhe të vendosim një kryeministër që e duam ne. Kjo nuk është parë askund. Ne jemi zgjedhur për të udhëhequr, kush nuk na ndjek dot na vjen keq, kush mendon se do na tërheqë mprapsht do e shikojë veten më keq sec e ka parë deri më tani nga shqiptarët.

 

Kreu i qeverisë e konsideroi opozitën dhe drejtuesit e saj si dembelë dhe frikacakë, duke ironizuar edhe me filmin shqiptar “Beni ecën vetë”.

 

Ata janë të paaftë përvecse janë dembele. Ne nuk jemi të pagabueshëm, por jemi punëtorë. Ata janë edhe frikacak. E keni parë filmin “Beni ecën vetë” kur ai humbet në pyll dhe këndon me zë të lartë.  Ata bërtasin për të trembur frikën e tyre. Ata janë të alarmuar nga reforma në drejtësi nuk e kanë dashur dhe nuk e duan as sot.

 

Sipas Ramës, zgjedhjet e 30 qershorit janë një mënyrë për ti dhënë fund një politike që synon të tallet me popullin, duke I mëshuar vetëm interesave te veta.

 

” Kjo eshte nje beteje per zemrat e te gjithe shqiptareve. Drejtuesi i opozites kerkon njerezh ne shesh per te bere nje turp qe do ta kthente Shqiperine ne nje skene barbarash per ti prishur imazhin ne syte e Europes. Te gjithe kete e bejne sepse nuk na mundin dot ne zgjedhje dhe kane frike nga drejtesia. Ne nuk duam qe askush te shkoje ne burg por gjithkush duhet ta kete parasysh se cfare ndodh sot. Por ata qe djegin institucione per interesa te nje grushti politikanesh, do te ndeshkohen. A ia vlen qe te denohesh per krime zgjedhore e te mos futesh dot ne Itali, dhe vende te tjera te Europes sepse ke dhunuar zgjedhjet? “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *