Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka treguar lidhjen e tij të ngushtë me presidentin turk, Erdogan.

 

Teksa kanë qenë në Laç ku do të përurojnë banesat e reja nga qeveria turke në Laç, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama tha se ndihet krenar që mund ta quajë veten mik i presidentit Erdogan.

 

 

“Jam krenar që mund ta quaj veten miku i presidenit Erdogan. Një gazetare gjermane, pak kohë më parë më pyeti ‘e keni vërtet mik presidentin e Turqisë?” -Jo nuk është e vërtetë, i thashë, nuk e kam mik, por e kam shumë mik!”, tha Rama

 

KryeministriRama ka bërë batuta gjatë ceremonisë së inaugurimit të banesave teksa tha se “ishalla përkthyesi në turqisht ia çon fjalët siç duhet’.

 

“E kam frikë përkthyesi se nuk e di si përkthen fjalët në turqisht, por duhet t’i besoj se unë turiqisht nuk di dhe jam në një moshë të thyer për ta mësuar”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *