Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Gramsh, ku u shpreh se Shqipëria sot nuk krahasohet me atë që ishte para 8 vite më parë.

Ai nuk hezitoi të sulmonte edhe opozitën, për të cilën tha se premtimet e saj janë si recetat e Sudes.

“Data 25 prill është sprovë karakteri për shqiptarët, ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahen lumë. Nuk mund të besojmë tek recetat e Sudes. Asgjë nuk ngrihet nga toka përveç se me djersë dhe sakrifica. Ata vende që janë ngritur janë ngritur nga puna dhe sakrifica. Jeta është malore dhe kjo botë është e guximtarëve, kjo botë është e guximtarëve. Nuk ka sukses të lehtë.”

Sa i përket procesit të vaksinimit dhe rindërtimit, kreu i qeverisë  foli për luftën e pandërprerë të qeverisë.

“Sa më shumë persona të zakonshëm të merren me politikë, aq më shumë ka që politika të bjerë në duar të mira dhe që vendimmarrjet të jenë më të mira në njerëz. Nuk vjen nga qielli asgjë, edhe lufta me armikun e padukshëm bëhet nga politika. Po të mos ishte politika nuk siguroheshin vaksinat, po të mos ishte politika, nuk do të siguroheshin fondet për rindërtimin. Pa politikën, vajzat dhe gratë nuk do të arrinin të kishin të drejtën e votës. Pa politikë, Shqipëria nuk mund të bëhet e ardhmja jonë. Varet nga njerëzit, sa më shumë marrin pjesë aq më shumë bëhen planet, sa më shumë e braktisin, aq më shumë gjëra të këqija do të vijnë.”

Ai shtoi se këto zgjedhje janë sprovë karakteri për shqiptarët, për të bërë të mundur ndryshimin e Shqipërisë përmes punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *