Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël për masat që po ndërmarrer qeveria për përballimin e krizës.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama përsëriti edhe një herë se problemi më i madh për qytetarët do të ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike.

 

Ai theksoi se shteti po mbulon për familjarët dhe biznesin e vogël rritjen e çmendur të energjisë.

 

“Sapo ne dalim në fillim të javës së shkuar dhe themi se brenda javës do japim skenarët e zgjidhjeve çohen menjëherë lajmërojnë protesta dhe thonë po na iku edhe kësaj radhe nuk e kapim më. Ata pra që bien viktimë e këtyre njerëzve, aq sa i mirëkuptoj, aq u them se duhet të jeni të hapur për të dëgjuar faktet. Nuk duhet tu flas inati dhe emocioni. Deri dje e kishim naftën më të lartë për arsye që i kemi shpjeguar, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Po të shikoni grafikun e rritjes së çmimit është komplet i përputhur. Ajo që ndodh me vendet më të mëdha çmimi ka shkuar edhe më shumë nga se e kishim ne në fillim. Sot problemi që kanë kompanitë është a do të kemi mundësi të sigurojmë prodhimin. Ndërkohë që nafta është një element goditës për të gjithë, problem është edhe energjia dhe ky është një problem për të gjithë. Ndaluam qe furtuna e rritjes së energjisë të prek familjarët dhe biznesin e vogël, por kjo nuk do të thotë se furtuna nuk ekziston. Nëse do të ulnim edhe taksat e naftës do të shkonim në falimentim menjëherë, me çfarë do i financonim këto nevoja?”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *