Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rikthimin e masave izoluese në rast se në ditët në vijim situata e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri do të vijojë trendin rritës.

Në një komunikim të posaçëm me qytetarët, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të lejohen më grumbullimet, qofshin ato me natyrë politike, ndërsa bizneset që nuk respektojnë rregullat do të penalizohen rëndë.

Rama tha se një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese, e për këtë arsye, iu bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat.

“E kemi në dorë kontrollin e armikut. Nuk bëmë gabim që u rihapëm, bëmë gjënë e duhur në vendin e duhur. Fati i kësaj lufte varet nga qytetarët. Liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullimet nuk do të lejohen. Policia do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar do të penalizohet. Bizneset që nuk zbatojnë protokollet nuk do të tolerohen më. Përveç gjobave do të rrezikojnë edhe humbjen e lirisë. Qytetarët do të lëvizin lirisht, por do të penalizohen nëse kapen në shkelje në hapësirat publike”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *