Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat e opozitës mbi efektivitetin e vaksinës antiCovid, duke shkaktuar më shumë dyshime tek qytetarët lidhur me sigurinë e dozave.

Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, iu drejtua votuesve se nëse kërkojnë ndërprerjen e fushtës së vaksinimit masiv, atëherë t’ia besojnë votën e tyre opozitës.

“Vaksina, arma e vetme që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm. Ka një gjë tjetër, dhe ta keni të qartë: nëse doni të ndërpritet vaksinimi, shkoni votoni ata. Saliu thotë vaksina të vdes. Doktori tjetër, Peço Vasili nuk ka lënë ditë pa thënë të kundërtën e asaj  që duhet t’iu thotë njerëzve për t’i qetësuar dhe motivuar në lëtë luftë. Përkundrazi, gjithë kohës vetëm zi, duke futur ankth, pasiguri, dyshime në shpirtin e njerëzve të zakonshëm që kanë nevojë për mbështetje.”

Rama përsëriti vështirësitë që janë kaluar për të siguruar dozat e vaksinën kundër Covid.

“Është privilegji më i madh i gjithë jetës sime politike kur shkoj në qendrat ku bëhet vaksinimi dhe shoh fytyrat e gjyshërve të çliruara. Vaksinat nuk erdhën nga qielli, u bënë me shumë mundim, duke shkuar dhe duke lypur derë më derë. BE, komplet Ballkanin e la jashtë dhe nuk na la asnjë dozë. Askush nga vendet e rajonit nuk e ka filluar vaksinimin masiv. Ne jemi krenarë që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Kurti më falenderoi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *