Subscribe

Nje dite pas miratimit te organeve te vetingut, kryeministri Rama tha se prokuroret dhe gjykatësit qe nuk justifikojnë pasurinë e tyre, vendimet qe kane dhënë, apo kane lidhje me krimin, do te përballen me drejtësinë.

 

Gjate takimit qe zhvilloi në Përrenjas, Rama kërkoi votën, ne mënyrë qe Partia Socialiste ta formoje qeverinë e vetme dhe jo te ndaje pushtetin me forca te tjera. Edhe ne Tirane, gjatë një takimi me të rinjtë e Forumit Rinor Socialist, kreu socialist foli për një administrate që do t’i shërbejë qytetarit.

 

Më herët gjatë ditës, Rama ishte në Vorë, ku kujtoi incidentin tragjik të Gërdecit. Kryeministri premtoi se në mandatin e dytë do krijohet një agjenci e veçantë, që do të përfshijë ALUIZNI-n, hipotekën dhe zyrën e kthimit të pronave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *