E diel, 27 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rama në spitalin e Fierit: Do të punojnë edhe mjekë e infermierë turq

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të premte punimet në spitalin e ri të Fierit.

Progresi i përditshëm, u shpreh kreu i qeverisë, është mbresëlënës; duke shtuar se do të punësohet edhe një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq.

“Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku progresi i përditshëm është tejet mbresëlënës dhe ku do të kemi, duke nisur nga muaji maj (që të jemi brenda:-), jo vetëm një spital të ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë. Një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.”

Rama theksoi se ky spital hap fazën përmbyllëse të reformës në Shëndetësi dhe është pasqyra më kuptimplotë e një transformimi në vazhdim, për të cilin tha se “deri 7 vjet më parë as e mendonte njeri”.

Vazhdo të lexosh