Rama: Në sezonin turistik të marrim frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se po bëhet çmos që të nisë sa më parë vaksinimi masiv në Shqipëri. Ai u ndal këtë të enjte në Berat, ku edhe nisi vaksinimi i bluzave të bardha, ndërsa përfitoi nga rasti për t’u takuar edhe me disa përfaqësues biznesesh.
Gjatë diskutimit me ta, Rama tha se synimi është që sezoni turistik të ketë sa më shumë lehtësime, prandaj duhet të vaksinohen sa më shumë qytetarë, sa më shpejt.
“Të mos humbasim tempin, por të rrisim tempin e vcaksinimit. Duhet të fillojmë vaksinimin masiv për të gjitha moshat pak më të thyera. Sezoni turistik, me ndihmën e Zotit, të ketë një lehtësim për një pjesë të madhe që të marrim frymë më lirisht. Është luftë e madhe, tregtia nuk është gjë e lehtë por tregtiua e vaksinave qenka një tmerr. Po bëjmë çmos. Unë kam besim që po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete, por ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh që të rrish në radhë dhe të dorëzohesh. Në këtë rast, gjatësia ndihmon.”




