Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të shtune një vizitë në godinat e Qytet Studentit.

 

Gjatë inspektimit, kryeministri Rama tha se deri në fund të mandatit të gjitha konvitket në vend do të jenë transformuar. Ai pohoi se në kantierin e konvikteve të Qytetit Studenti do të rindërtohen me thememl 9 godina.

 

Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se qeveria do të vijojë bashkarisht me Bashkinë e Tiranës projektin për kampusin universitar.

 

“Këtu kemi 9 godina që po bëhen me KFW gjermane. Me aktin normativ i kemi kaluar Bashkisë së Tiranës 3 mln dollarë për të vazhduar me konviktet. Ambicia është që brenda mandatit të gjitha konvitet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të vijnë në standarde optimale, me kushte optimale, duke pasur parasysh që janë godina ekzistuese. Do të vijojmë paralelisht me Bashkinë e Tiranës projektin për kampusin universitar që sidoqoftë është një problem më vete sa i takon pronësisë. Dhe kjo është arsyeja pse kampusi nuk është nisur dot sepse kemi një situatë shumë të rëndë me pronat, me privatizimet e bëra, me llotot e klubet, pra një katastrofë. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *