Subscribe

Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri Edi Rama u prit edhe nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një ceremonie të posaçme, kryeministri Rama u nderua me “Çelësin e Qytetit”.

Kryebashkiku i Prishtinës falenderoi kryeministrin për punën  që ai ka bërë për shqiptarët e të gjitha trojeve.

Gjatë ceremonisë, kreu i qeverisë shkëmbeu disa batuta me kryebashkiakun Rama të cilit i tha se tashmë, që ka çelësin do ta vizitojë Prishtinën  edhe pa marrë leje.

Faleminderit që të gjithëve, faleminderit për ftesën. Tani, është e sigurtë që mund të vij pa marrë leje se kam çelësin me vete”, tha Edi Rama./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *