Kryeministri Edi Rama mori pjesë në përurimin e ArTurbinës, skenës më të madhe artistike në kryeqytet.

 

Gjatë kësaj ceremonie Rama ka vënë në dukje investimet dhe nismat që qeveria ka ndërmarrë në në lidhje me ndërtimin apo rikostruksionin e shumë godina të artit dhe të kulturës.

 

Rama tha se kjo godinë moderne ofron dy salla teatri me kushte optimale.

 

“Unë nuk mund të flas për nje lulezim te jetes kulturore por kjo eshte hedhja e hapave drejt nje jete te re kulturore. Nuk kemi bere ndonje mrekulli por kemi bere shume gjera që të tjerët as që e morën mundimin ti bënin. , Janë 571 objekte kulturore që presin shpëtim ne po bëjmë maksimumin që të shpëtojmë shumë prej tyre. Një sërë projektesh po realizohen në këtë drejtim.”

 

Kryeministri Rama u ndal në mënyrë të veçantë edhe tek çështja e ditës Godina e Teatrit Kombëtar. Sipas tij janë të pavend protestat dhe debatet që bëhen në lidhje me këtë çështje.

 

 

“Godina e teatrit nuk është prona private e aktorëve dhe regjizorëve të momentit, por e publikut dhe vendimet për ndryshimin e tij u takojnë vendimarrësve të zgjedhur nga publiku dhe specialistëve përkatës në këtë fushë. S’ka debat a duhet a s’duhet godina e një Teatri Kombëtar. Në godinën aktuale të teatri Kombëtar nuk bëhet dot një shfaqje kombëtare e jo më të mendojmë të vijnë trupa europiane.Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një godinë modern të denjë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *