E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama në Patos: Ata nuk duan shtyrje zgjedhjesh por kaos

Kryeminsitri Edi Rama ka akuzuar opozitën se nuk po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve por kaosin në vend.

 

Reklamë

Nga Patozi ku zhvilloi fushatën e radhës zgjedhjore, kreu i qeverisë ironizioi opozitën pasi sipas tij fytyrat e saj janë shëmbëlltyrat që në Shqipëri nuk është bërë asnjëherë drejtësi.

 

Rama tha se PS është e vetmja forcë politike që ka luftuar për reformën në drejtësi pa bërë llogarira se kë do prekë ajo.

 

“Fytyrat e tyre janë shëmbëlltyrat e faktit se në Shqipëri nuk është bërë asnjëherë drejtësi. Nga ana tjetër padyshim që ne jemi kundërshtarët e tyre të padurueshëm, për faktin se jemi e vetmja forcë politike në Shqipëri, që në sekondën e parë e ka dëshiruar dhe  ka luftuar për ta çuar para reformën në drejtësi, pa bërë llogarira se kë do të kapi drejtësia. Pa vënë në diskutim që ne nuk duam drejtësi si ajo që kishim, por asnjë drejtësi e një pale kundër një tjetre, por një drejtësi që kushdo që duhet të përgjigjet, të përgjigjet pavarësisht sa i gjatë është dhe nuk duhet të fshihet pavarsisht sa i shkurtër është.   Në thelb nuk është shtyrja e zgjedhjeve që ata kërkojnë, është kaosi.”

Më shumë video

Reklamë