Kryeministri Edi Rama tha se brenda këtij viti në një masë të madhe të qendrave urbane në Shqipëri do të jetë furnizim me 24 orë ujë. Këtë deklaratë ai e bëri në Kamëz, gjatë inspektimit të godinës së Ujësjellës-Kanalizime.

 

Në shoqërinë e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, kreu i qeverisë theksoi se projekti është arritur në sajën e një iniciative të përbashkët mes qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane.

 

Duke pranuar keqadministrimin e disa ndërmarrjeve të ujësjellësave, ai tha se koha që këto ndërmarrje shfrytëzohen si instrumente punësimi ka marrë fund.

 

“Reforma e ujit, e cila në letër është shumë e qartë, ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk mund të mbahen me miell hua, këtu e kam fjalën për buxhetin e shtetit, taksapaguesit e çdo bashkie nuk kanë asnjë kusur të paguajnë për të mbajtur një ndërmarrje ujësjellësi në një zonë tjetër për shkak të keqadministrimit. Është e domosdoshme që të hyjmë në fazën e integrimeve të këtyre sistemeve, nuk kemi pse kemi gjithë këto ndërmarrje ujësjellësi që funksionojnë veç e veç. Nuk ka pse kenë ujësjellës edhe Tirana, Kavaja, rrogozhina, Vora, të copëzuara. Mund të bashkohen dhe se bashku janë aksionere. Kjo nuk do të thotë që të mbyllen këto zyra apo të hidhen në rrugë njerëzit që punojnë. Kjo do të thotë që ndërmarrja të bëhet kompani, të bëhet biznes. Kjo një kope me thithlopa që fryhen e fryhen me borxhe në kurriz të shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *